JOQ Albania
Home

‘’Ia dolëm mbanë’’/ Pas apelit për ndihmë në shtëpinë e Ertës së vogël nga Fieri shkon karroca elektrike
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 07/06/2019 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fillim të muajit maj në redaksinë e JOQ Albania erdhi një apel për ndihmë për një vajzë të vogël.

Nëna e vetë vajzës shkroi në redaksinë tonë dhe tha se nuk kishte mundësi ekonomike t’i blinte një karrocë elektronike, Ertës së vogël, e cila vuan nga paraliza cerebrale spastike dhe epilepsia.

Mesazhi i nënës së Ertës:

Përshëndetje JOQ! Unë jam Alketa Dimo, mami i Ertës 10-vjeçare, Fier. Erta vuan nga paraliza cerebrale spastike dhe epilepsia. Nuk kam mundësi ekonomike t’i blej një karrocë elektronike ngjitje-zbritje nga shkallët dhe vinç lëvizës…Jemi të ngujuara nga varfëria dhe sëmundja sepse unë jam në shërbim të Ertës 24 orë. Jam e vetme nuk kam njeri të më ndihmojë përveç Zotit dhe jush. "

Kurse sot një lajm i gëzuar ka mbërritur në redaksinë tonë. E themi këtë, pasi karroca elektrike ka mbërritur në shtëpinë e Ertës.

Një qytetar ka shkruar se me ndihmën e Zotit, ia dolën mbanë.

Ai ka shkruar:

Pershendetje JOQ! Karroca per znj..Alketa Dimo mamin ertes 10vjeç sapo ka mberritur ne shtepine e saj..me ndihmen e zotit ia dolem mbane…’’

E tashmë vuajtjet e nënës së Ertës do të pakësohen, sado pak sepse siç shkroi në fillim në redaksinë tonë, ajo ishte ngujuar në shtëpi prej vajzës.