JOQ Albania
Home

Mendonte se kishte binjakë, nëna sjell në jetë vajzën që peshon 6 kg: Ajo është kaq e madhe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Florida mund të marrë frymë lirisht pasi ka sjellë në jetë një vajzë që peshonte plot 6 kg.

Duke folur për lidjen, Chrissy Corbitt u shpreh:

Mu duk sikur më nxorën një fëmijë të rritur. Ajo është kaq e madhe.”

Vajza, me peshë aspak normale për moshën që ka, erdhi në jetë më 15 maj në ‘Orange Park Medical Center’.

Prindërit e saj, Chrissy dhe bashkëshorti i saj Larry Corbitt, të cilët kanë edhe 4 fëmijë të tjerë, u shprehën se nuk ia kishin idenë fare për madhësinë e fëmijës së tyre.

Chrissy kujton:

Kur doktori filloi ta nxirrte, unë dëgjova të qeshurat e stafit mjekësor, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar në sallën e operimit. Secili po thoshte numra të ndryshëm dhe më pas kur ma treguan dhe më thanë se peshonte më shumë se 6 kg, nuk mund ta besoja.”

Vajza erdhi në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane dhe prindërit e festuan mbërritjen e saj me një set të mrekullueshëm fotografik.

Burimi:abc News|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania