JOQ Albania
Home

21 vjeçarja thyen rekordin botëror, kaq e re dhe ka udhëtuar në 196 vende të botës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lexie Alford është vetëm 21 vjeçe dhe ka vizituar tashmë të gjitha 196 vendet e botës.

Më 31 maj, vajza nga Kalifornia vizitoi vendin e fundit që i mungonte, Korenë e Veriut.

Lexie u bë personi më i ri në botë që ka qenë në të gjitha 196 vendet. Ajo kaloi rekordin e James Asquith, i cili udhëtoi të gjitha vendet e botës deri në moshën 24 vjeçare.

Lexie tregon se merita për këto udhëtime në të gjithë botën është e punës së saj dhe të familjes së saj, e cila ka një agjenci udhëtimesh.

Teksa udhëtonte, ajo ndante eksperienca e saj me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Lexie tregon se është e motivuar dhe se do t’i tregojë gjithë botës se vendet nuk janë siç i tregojnë mediat, por shumë më ndryshe.

Sipas saj, ka dashuri dhe mirësi kudo.

Burimi: BBC |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania