JOQ Albania
Home

Për të mirëpritur nxënësen që nuk dëgjon, një shkollë e tërë mëson gjuhën e shenjave
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fëmijët në një shkollë në Dayton, Maine, kanë mësuar të gjithë gjuhën e shenjave për të mirëpritur mes tyre nxënësen e parë që nuk dëgjon.

Deri më tani fëmijët e kësaj shkolle në SHBA kanë mësuar rreth 20 fjalë dhe fraza për ta ndihmuar Morey Belanger që të përshtatet me shkollën dhe klasën e re.

Mësuesit madje vendosën disa postera rrethe qark ndërtesës që tregonin shenja me duar, në mënyrë që t’i ndihmonin nxënësit me memorizimin e gjuhës së re.

Ata punësuan edhe një vajzë që u vesh si Hirushja e këndoi me ta duke i ndihmuar që të mësonin gjuhën e re.

Drejtoresha e shkollës u shpreh:

Morey, pa e kuptuar as vetë, na ka mësuar kaq shumë. Ajo solli një kulturë të re në shkollën tonë që ne nuk e njihnim më parë."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania