JOQ Albania
Home

I thanë 10 herë “Aborto se s’do lindi e saktë”, nëna sjell në jetë vajzën e shëndetshme
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, të cilën mjekët e këshilluan disa herë gjatë shtatzënisë që të abortonte fëmijën, ka sjellë në jetë një foshnje shumë të shëndetshme.

29-vjeçarja Natalie Halson, nga Manchester, tregon se mjekët i thanë se do të ishte më mirë të ndërpriste shtatzëninë pasi fetusi që kishte në bark, gjatë një analize të bërë në javën e 22-të të shtatzënisë, doli se ishte i prekur nga spina bifida.

Specialistët thonin se kishte pak shance për të jetuar.

Spina bifida është një sëmundje që prek 1500 femra shtatzënë gjatë një viti dhe nënkupton që kurrizi dhe palca kurrizore nuk janë zhvilluar siç duhet në mitër.

Natalie, e cila është asistente radigrafe, tregon se vendosi të ndiqte instiktin e saj si femër dhe të mbante foshnjën, e cila sot gëzon shëndet të plotë dhe është 6 muajshe.

Edhe pse ajo nuk e di se çfarë e pret në të ardhmen, Natalie bën me dije se e bija iu nënshtrua një operacioni të rëndësishëm fill pasi erdhi në jetë dhe tani gëzon shëndet të plotë.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania