JOQ Albania
Home

Reja komenton “rebelin” e kombëtares: Ishte vendim i tij dhe mban përgjegjësi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Islandë ku nesër do të luajë në transfertë përballë kësaj kombëtare, ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e "Europianit 2020".

Trajneri i kuqezinjve, Edi Reja ka dalë sot  në koferencë për mediat ku ka folur për rëndësinë e ndeshjes.

Ai u ndal për një moment edhe te mesfushori, Eros Grezda i cili u largua para pak ditësh nga grumbullimi pa lejë duke u konfirmuar si "rebeli" i ekipit.

Reja sqaroi:

Unë mendoj se nuk ka një çështje Grezda. Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është e gjitha përgjegjësia e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Mbi të gjitha ai është shprehur dhe nuk besoj se mund te jem unë pjesë e këtij diskutimi dhe as Federata. Më mirë të mendojmë ndeshjen, pasi është më e rëndësishme. Unë pres të bëjmë një lojë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja. Diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm."