JOQ Albania
Home

Buffon drejt rikthimit në Serinë A, shok skuadre me një shqiptar?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gianluigi Buffon është larguar nga PSG, vetëm pas një viti te francezët dhe tashmë është duke kërkuar për destinacionin e ri.

Edhe pse po shkon 42-vjeç, italiani nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur dhe ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij.

Vullneti i legjendës së portës do të ishte rikthimi në Itali.

Së fundmi, një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane, për sa i përket të ardhmes së portierit.

Një propozim konkret ka mbërritur nga drejtuesit e Breshias, të cilët kërkojnë të afrojnë në skuadër legjendën e portës.

Klubi ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoji, pret një përgjigje nga Buffon.

Një gjë duket e sigurt. Xhixhi dëshiron të rikthehet për të luajtur në Serinë A. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet destinacioni i tij i ardhshëm.

Burimi: Football Italia| Përshtati: JOQ Albania