JOQ Albania
Home

Roma tenton goditjen e bujshme, nis kontaktet me Ikardin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mauro Ikardi do largohet këtë merkato vere nga Interi dhe kjo është e sigurt.

Pas konfliktit të muajve të kaluar, drejtuesit e klubit dhe sulmuesi argjentinas nuk arritën të rivendosnin të njëjtat marrëdhënie si më parë.

Sipas të gjitha gjasave, Ikardi do të mbetet në Serinë A.

Dihet që Juventusi e ka nën shënjestër Ikardin, por bardhezinjtë nuk nxitohen. Së fundmi, në skenë ka dalë emri i Romës.

Nisur edhe nga marrëdhëniet e mira mes dy klubeve,  palët kanë nisur diskutimet.

Ikardi mund të përfshihet në marrëveshjen e shkëmbimit me Edin Dzekon, megjithëse sërish vendimtare do të mbetet dëshira e sulmuesit.

Burimi: Gianluca di Marzio| Përshtati: JOQ Albania