JOQ Albania
Home

Eden Hazard është lojtar i Real Madridt, ja kur do prezantohet belgu
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/06/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka më asnjë dyshim, sulmuesi belg, Eden Hazard do të jetënjë futbollist i Real Madridt në sezonin e ri dhe tashmë kjo mund të quhet e kryer.

Lojtari që këtë vit fitoi Europa Leaguen me Chelsean, do të prezantohet te gjigantët spanjollë në orët në vijim.

Mësohet se Chelsea do të arkëtojë 100 milionë euro nga Los Blancos.

"Flirtimi" mes Hazard dhe Realit kishte nisur prej kohësh, por tashmë kjo telenovelë futbollistike ka përfunduar.

Eden Hazard do të jetë shumë shpejt futbollist i Real Madrid.

Një tjetër goditje e fuqishme në merkato për klubin e Florentino Perez, që vetëm një ditë më parë ka njoftuar blerjen e Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.

Burimi: The Guardian| Përshtati: JOQ Albania