JOQ Albania
Home

I hodhi të dashurës ketchup në kokë, 37-vjeçarit i ndodh ajo që s’e priste
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/06/2019 8:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë nga Florida, i cili dyshonte se e dashura e tradhtonte, për të marrë hak ndaj saj, i hodhi ketchup, ndërsa vajza ishte duke fjetur.

Ai bërtiti:

Këtë meriton, k*rvë!”

37-vjeçari Peter Wagman, u ndalua dhe më pas u dënua me arrest shtëpiak. Fillimisht burri u la në paraburgim, pasi policia shkoi në banesën që Peter ndante me të dashurën, Heather King, gjatë 11 viteve të fundit.

Incidenti ndodhi rreth orës 4:45 të ditës së diel.  Të dy po diskutonin me zë të lartë nëse vajza e kishte tradhtuar apo jo.

King tha në polici se pasi kishin debatuar, ajo kishte shkuar në dhomën e gjumit për të fjetur dhe është ngritur e llahtarisur me ketchup në kokë.

Edhe policët konfirmuan se kur kanë shkuar në shtëpi, e kanë gjetur vajzën të mbuluar nga ketchupi.

Nga ana tjetër, Wangman mohon të ketë sulmuar të dashurën, edhe pse njolla të ketchupit u gjetën në pantallonat e tij.

Zyrtarisht mësohet se nuk kemi të bëjmë me një rast kur djali ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogërave të ndryshme.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania