JOQ Albania
Home

La takim me djalin që njohu në internet, parukierja zbulon se i kishin zënë “kurth” 4 burra
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/06/2019 20:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua është detyruar t’ia mbathë me të katërta kur kuptoi që djali me të cilin fliste në Tinder nuk ekzistonte.

Amy Sharp, një parukiere nga Chard, Somerset kishte pak kohë që fliste me një djalë në Tinder i cili mbante emrin ‘James‘.

Por, si duket James ishte një profil me foto fallso që menaxhohej nga disa burra për të mashtruar vajza.

Sharp kishte lënë takim me djalin e Tinderit në një ‘pub’ rreth orës 9 të darkës, por kur arriti u përball me një surpizë të pakëndëshme.

Kur arriti, Amy pa 4 burra të dilnin nga një Mercedes i bardhë dhe t’i afroheshin. E zënë në panik ajo i ra numrit të ‘James‘ dhe telefoni u dëgjua të binte nga xhepi i njërit prej tyre.

Në atë moment ajo e kuptoi që ishte mashtruar, i hipi makinës dhe u largua menjëherë.

Tashmë ajo e ka ndarë historinë në mediat sociale për t’i paralajmëruar vajzat që të kenë kujdes me njerëzit që njohin në internet.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania