JOQ Albania
Home

Bleu manaferra në supermarket, gruaja nuk u beson syve kur sheh “surprizën” që e priste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/06/2019 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Basildon, Essex, ka mbetur e shokuar kur gjeti një zvarranik të “paftuar” tek manaferrat që sapo kishte blerë.

Hardhuca e vogël ndodhej brenda enës plastike të manaferrave dhe ishte ende gjallë.

Me ta parë të paftuarin e vogël, gruaja shkoi sërish në supermarketin ku e kishte blerë dhe ua tregoi shitësve.

Edhe vetë ata mbetën të habitur kur panë hardhucën brenda manaferrave duke lëvizur e trembur.

Ende nuk dihet sesi ka përfunduar zvarraniku tek manaferrat, ndërsa pronari i supermarketit deklaroi se do të nisi një hetim për furnizuesit e tij.

Hardhucat e quajtura ‘Geckos’ janë një lloj zvarraniku që mund të gjenden në çdo kontinent, por zakonisht preferojnë klimat e ngrohta, tropikale.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania