JOQ Albania
Home

E kapën me dhunë dhe tentuan ta puthnin, Miley Cyrus reagon ndaj atyre që justifikojnë fansin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 18:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miley Cyrus duket se nuk di të mos jetë në qendër të vëmendjes.

Edhe kur nuk bën asnjë gjë vetë, janë të tjerët ata që bëjnë diçka e mediat flasin për këngëtaren rebele.

Sëfundmi një incident i pakëndshëm ka ndodhur me të dhe me të dashurin e saj.

Miley dhe Liam Hemsworth ishin duke u futur në makinë teksa një fans e kapi me dhunë këngëtaren.

Ai nuk u ndal me aq, por tentoi ta puthte.

Kundrejt këtij veprimi ka reaguar vetë e reja, përmes një mesazhi në Twitter.

Përgjigja e saj i drejtohet atyre që e justifikonin veprimin e fansit me argumentin “vetë e kërkove”, “pse ishe veshur ashtu”, “tekstet e tua e kanë fajin” etj.

Cyrus thotë:

Ajo mund të veshë çfarë të dojë. Mund të jetë e virgjër. Mund të jetë duke fjetur me 5 njerëz të ndryshëm. Mund të jetë me bashkëshortin e saj. Mund të jetë me të dashurën e saj. Mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk DUHET të preket dhe të kapet pa lejen e saj."

Burimi: CNN |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania