JOQ Albania
Home

Kalimi i Sarrit te Juventusi po “çmend” Italinë, ja momenti kur iu nxirrte gishtin tifozëve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket e çudishme në fakt, por Juventusi ka zgjedhur Mauricio Sarrin si trajner për të pasuar Allegrin në stolin bardhezi.

Mediat italiane janë të sigurta se tekniku i Chelseat do largohet nga Anglia dhe prezantimi te Juventusi është thjesht çështje ditësh.

Megjithatë, edhe pse nuk ka ndodhur zyrtarisht, kalimi i mundshëm i Sarrit te Juventusi ka nxitur debat të fortë në Itali, kjo për shkak të së shkuarës së tij.

Tifozët e Napolit, madje edhe lojtarët kanë filluar ta quajnë tradhtar. Madje në rrjet ka nisur të qarkullojë me shpejtësi video kur Sarri iu nxirrte gishtin e mesit tifozëve bardhezinj.

Gjithsesi, inatet duket se janë harruar dhe palët janë të gatshme për bashkëpunimin e mundshëm.

Tashmë, si për ironi të fatit, Maurizio Sarri duhet t’i pranojë fansat e Juventusit si mbështetësit e tij dhe anasjelltas, gjithmonë nëse ai kalon tek kjo skuadër./ JOQ Albania