JOQ Albania
Home

Insigne: Nëse Sarri shkon te Juventusi, kjo do ishte tradhëti
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 16:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mediat italiane janë të sigurta se Mauricio Sarri të zyrtarizohet si trajneri i ri i Juventusit duke zëvendësuar në këtë post, Allegrin e larguar.

Zërat për kalimin e Sarrit te Juventusi kanë shkaktuar një debat të fortë mes tifozëve në Itali, pasi napoletanët nuk e e prisnin mirë këtë lëvizje, për shkak se Sarri drejtoi Napolin për 3 vite.

Ndërkaq, i fundit që ka dhënë mendimin e tij mbi këtë temë është futbollisti i të kaltërve, Lorenco Insigne, që nga grumbullimi me Kombëtaren e Italisë, është shprehur se Sarri nën drejtimin e Juventusit do të ishte një tradhti për napoletanët.

Ai theksoi:

Më vjen shumë keq për zërat që e shohin Sarrin te Juventusi. Për ne lojtarët dhe për popullin e Napolit ka bërë shumë. Ka qenë gjithnjë nga ana jonë. Është një profesionist dhe nuk mund të trajnojë përgjithmonë. Na vjen keq, është e vështirë ta shohim te ajo pankinë. Jam napolitan dhe i di mendimet, si po përjetohet kjo situatë. Kur të bëhet zyrtare për ne napoletanët do të quhet tradhti."

Burimi: calciomercato.com | Përshtati: JOQ Albania