JOQ Albania
Home

Asnjë konkurent përballë, Infantino rizgjidhet president i FIFA-s
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Xhani Infantino është rizgjedhur ditën e sotme sërish në krye të FIFA-s.

Në zgjedhjet e mbajtura në Paris, italo-zviceriani nuk kishte asnjë kandidaturë përballë, ndërsa ka fituar kështu mandatin 4-vjeçar.

Kujtojmë që Infantino ka marrë drejtimin e FIFA-s prej vitit 2016, pas skandalit të ish-presidentit, Sep Blater.

Tashmë, ai do ketë kohë të mjaftueshme në dizpozicion për të bërë ndryshimet e premtuara, përfshi këtu edhe Botërorin me 48 ekipe.

Ndërkohë, vetë Infanito në fjalën e tij pasi u rizgjodh si president foli për arritjet e tij.

Ai theksoi se aplikimi i teknologjisë VAR ishte arritja e tij më e madhe pasi nuk e ndryshon futbollin, por thjesht e pastron dhe vendos drejtësi.

Burimi: New York Times| Përshtati: JOQ Albania