JOQ Albania
Home

100 cigare në ditë për 27 vite rresht, burri tregon si e la përfundimisht duhanin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/06/2019 7:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë, i cili tymoste plotë 100 cigare në ditë, çdo ditë të jetës së tij, për 27 vite rresht, ka treguar se si arriti të eliminojë zakonin e tmerrshëm që po i merrte jetën.

58 vjeçari Walter Humphreys niste të pinte cigare prej orës 5 të mëngjesit, kohë kur zgjohej, e deri sa binte në gjumë, në orën 10 të mbrëmjes.

Ai vetë është ndërgjegjësuar dhe thotë se ishte duke shkuar drejt vdekjes së sigurt duke ndezur cigaret njëra pas tjetrës gjithë kohën.

Burri ishte vetëm 13 vjeç kur vëllai dhe kushërinjtë i bënë presion për të nisur cigaren, fillimisht “për qejf”.

Ajo që nisi si një “lojë” u shndërrua në një zakon të pashmangshëm gjatë burgosjes në vitin 1990.

Ai vijoi të konsumonte cigaret edhe gjatë kohës që ishte në një betejë të ashpër me sëmundjen e leucemisë.

Vetë thotë se përdori metoda të ndryshme për t’iu larguar këtij zakoni të keq, duke përfshirë banjot turke si dhe shkoi në një femrë ku punoi shumë rëndë për një periudhë të gjatë kohe, por asnjë prej këtyre nuk funksionoi.

Dy vjet pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, ai mori vendimin për të lënë përfundimisht cigaret.

Për këtë e ndihmuan mjekët, të cilët i këshilluan përdorimin e disa pajisjeve, të cilat e bënë fillimisht të niste rrallimin e duhanit.

Përmes ndihmës së mjekëve dhe pajisjeve të ndryshme, burri nga Queensland nisi reduktimin e numrit të cigareve nga 100 në ditë, në 80 e më pas në 60, 40, 20, deri sa tashmë nuk pi më asnjë cigare.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania