JOQ Albania
Home

Ja pse shumica e grave të zgjuara janë beqare
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/06/2019 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të pyesni veten ndonjë herë sepse vajzat dhe gratë në kohët e sotme nuk janë duke “vrapuar” për t’u martuar dhe krijuar një familje.

Si duket, numri i grave që preferojnë të rrinë beqare po rritet çdo herë e më shumë. Shumë gra e vajza të bukura e të zgjuara po preferojnë që të rrinë beqare.

Rreth 50.2 për qind e amerikanëve janë beqarë dhe rezulton që të ketë më shumë vajza beqare sesa të martuara në SHBA.

Por cilat janë arsyet që vajzat e zgjuara vendosin të rrinë të vetme?

Vajzat moderne janë të pavarura

Gratë kanë luftuar për të drejtat e tyre dhe po ndryshojnë botën. Gjithnjë e më shumë gra marrin vende pune që janë më të mira se ato të burrave dhe bëhen të pavarura.

Ato nuk kanë nevojë t’i kërkojnë më burrat për ndihmë me punën fizike, sepse thjesht mund të thërrasin një shërbim dhe ta paguajnë me para. Dhe nganjëherë kjo mënyrë është më efikase se të presësh burrin që të zgjidhë ndonjë problem.

 Gratë kanë filluar që ta respektojnë lirinë e tyre dhe kohën e tyre të lirë

Gratë po bëhen më të qëndrueshme emocionalisht

Gratë janë bërë më të forta, më emocionalisht të qëndrueshme dhe më të arsimuara. Bota moderne u jep atyre përafërsisht të njëjtat mundësi si burrave dhe kjo ndikon në psikologjinë e tyre.

Gratë moderne kanë filluar të konsiderojnë marrëdhëniet alternative

Gratë moderne kanë standarde të larta

Burrat kanë ‘frikë’ të dalin me vajza të zgjuara

Kur meshkujt shohin një grua të bukur, të pavarur dhe të mençur, ata nuk janë edhe aq entuziastë për të ndërmarrë hapin e parë, sepse mendojnë se kjo grua mahnitëse nuk mund të jetë single. Plus askush nuk dëshiron të refuzohet.

Gratë moderne nuk besojnë më tek përrallat

Burimi:Bright Side|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania