JOQ Albania
Home

Studentja krijon peshqirin që mund t’u shpëtojë jetën bebeve që ndalojnë së marri frymë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/06/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente ka krijuar një “pajisje” që mund t’u vijë në ndihmë personave që nuk dinë sesi të veprojnë në raste emergjencash me fëmijë të vegjël.

Shpikja e saj quhet Peshqiri Resusci.

Nina Birchard ka dizajnuar peshqirin, i cili vjen me udhëzimet e printuara mbi të dhe një pompë dore e cila, kur shtrydhet, mbush një mbështetëse të rregullueshme të qafës për të ngritur pjesën e sipërme të qafës e për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes së foshnjës.

Nina shpreson se dizajni i saj i zgjuar do të ketë një ‘ndikim global’ në ringjalljen e foshnjave.

Studentja 23-vjeçare e inxhinierisë së dizajnit të produkteve është duke u përpjekur të zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me humbjen e nxehtësisë dhe pozicionimin e foshnjave gjatë kohës që ata po risillen në vete kur kanë ndaluar së marri frymë.

Rreth gjashtë për qind e foshnjave, çdo vit në mbarë botën, kanë nevojë për një formë të ringjalljes, sipas Ninas, e cila thotë se krijimi i saj mund t’i ndihmojë mamitë në situatat emergjente me të sapolindurit.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania