JOQ Albania
Home

Presidenti i Filipineve: Kam qenë homoseksual, u shërova me një “ilaç”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/06/2019 21:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka lëshuar deklaratën e radhës “pikante”. Duterte u shpreh se dikur ka qenë homoseksual, por më pas e ka shëruar veten me një “ilaç” special.

Presidenti, i cili njihet për deklaratat e tij tipike që shkaktojnë gjithmonë debate, tregoi për orientimin e tij seksual gjatë një fjalimi të mbajtur përpara komunitetit filipinas në Tokio.

Pasi akuzoi kundërshtarin e tij politik Senatorin Antonio Trillanes IV se ishte homoseksual, Duterte tha se ai vetë ka qenë "pak homoseksual", në kohën që u martua me ish bashkëshorten e tij, Elizabeth Zimmerman.

Martesa e tyre u përfundoi në vitin 2000.

Ai vazhdoi duke treguar se ai ishte "shëruar" pasi takoi partneren e tij aktuale Honeylet Avanceña.

Presidenti vazhdoi më tej:

U bëra përsëri burrë, kështu që gratë e bukura më shëruan. Më pas i kam urryer meshkujt e bukur, tani preferoj femrat e bukura."

Burimi:CNN|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania