JOQ Albania
Home

Barcelona do rikthimin e Neymar, i ofron PSG-së 3 lojtarë për brazilianin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/06/2019 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona duket se është penduar për shitjen e Neymar, i cili në verën 2017 braktisi Katalonjën duke u transferuar te PSG për shifrën rekord prej 222 mln eurosh.

Tashmë drejtuesit e Barcelonës po mendojnë rikthimin e rij.

E përditshmja katalanase ‘Mundo Deportivo’ ka dalë sot me një lajm të bujshëm, sepse raporton se klubi blaugrana do të tentojë këtë verë të rikthejë në Camp Nou brazilianin

Sipas këtij sajti, Barcelona është gati t’i ofrojë Ivan Rakitic, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele PSG-së për shërbimet e Neymar.

PSG nuk e lëshon aq lehtë futbollistin më të shtrenjtë në histori.

Kujtojmë që kontrata e tij zgjat deri në 2022, por dëshira e lojtarit duket se është të kthehet në Spanjë, ndaj duke përfituar ata 3 futbollistë, PSG do të bindej për ta lënë të lirë.

Burimi: Mundo Deportivo| Përshtati: JOQ Albania