JOQ Albania
Home

Kukësi mposht Tiranën në finale dhe fiton Kupën e Shqipërisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/06/2019 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kukësi ka fituar sot Kupën e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka mposhtur në finale Tiranën me rezultatin 2-1 duke siguruar kështu këtë trofe të rëndësishëm.

Ndeshja u luajt në “Elbasan Arena” dhe për fatin e keq u ndoq nga një numër i vogël tifozësh.

Goli i Vasil Shkurtajt në fillimin e ndeshjes dhe goli i Reginaldos në fundin e ndeshjes, i dhanë Kukësit triumfin e madh.

Ndërkohë që Ngo shënoi për kryeqytetasit, por goli i tij vleu vetëm për statistikë.

Duhet theksuar se Tirana u përpoq deri në fund, madje pati edhe raste flagrante për të barazuar por nuk ia doli dot.

Kështu, skuadra e Ernest Gjokës fiton Kupën e Shqipërisë dhe në Kupat e Europës shkon Skënderbeu si vendi i katërt në kampionat, sigurisht nëse korcarët marrin lajmin pozitiv nga CAS./ JOQ Albania