JOQ Albania
Home

Marramendës, Instagrami zbulon çmimin e çmendur të çantës mikroskopike të Lori Hoxhës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/06/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është një nga figurat publike më të përfolura dhe në qendër të vëmendjes mediatike në vendin tonë, e kjo për shkak të trashëgimisë dhe jetës luksoze që bën.

E kemi fjalën për Lori Hoxhën, trashëgimtaren e Top Medias, e cila herë pas herë ndan pjesë nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram.

Lori nuk kursehet të publikojë foto e video nga udhëtimet nëpër botë, shëtitjet në vende të veçanta, ushqimet e shijshme por edhe veshjet tepër të shtrenjta që vajzat i adhurojnë.

Faqja e njohur në Instagram What they wearin ka publikuar çmimin e çantës së firmës së njohur Chanel që Lori ka vendosur pak ditë më parë. Çanta e zezë e cila vendoset rreth belit i ka kushtuar Lorit plot 3,290 euro.