JOQ Albania
Home

Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë, i zbulohet “sekreti” pa dashje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/06/2019 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Dua të të bëj të lumtur” ishte një prej emisioneve të mbyllura me sukses për Arbana Osmanin, e cila pas punës së gjatë, duket se ka vendosur të pushojë për disa kohë në ishujt grekë.

Ajo ka publikuar herë pas here foto nga vendi ku ndodhet dhe ka qenë një prej komentuesve ai që ka arritur të nxjerrë një sekret të prezantueses së njohur shqiptare.

Me sa duket, bukuroshja e ekranit është sërish shtatzënë.

Sipas “iconstyle”, komentuesja, e cila duket se është një e afërme e Arbanës, i shkruan ndër të tjera:

Vazhdo jetën ashtu si e ndjen zemër mos dëgjo çfarë thonë. Arbana të jesh mirë me shëndet dhe të daltë fëmija shëndosh e mirë dhe vetë të jesh mirë. Të përqafoj fort!”

Më tej shtohen pyetjet nëse moderatorja është vërtetë shtatzënë, por ajo nuk ka dhënë asnjë spjegim apo detaj.

Kujtojmë se Arbana është nënë e një djali, ardhur në jetë si frut i dashurisë me bashkëshortin e saj të parë, nga i cili është ndarë prej disa vitesh.

Kohët e fundit në media bëri bujë lajmi i lidhjes së prezantueses me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.