JOQ Albania
Home

Zbulohet shpejtësia e frikshme me të cilën po udhëtonte Reyes në momentin e aksidentit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/06/2019 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bota e fubollit u godit ditën e djeshme nga një tragjedi. Ish-futbollisti i Real Madridit, Arsenalit dhe shumë ekipeve të tjera, Jose Antonio Reyes, humbi jetën në një aksident automobilistik.

Shpejtësia e madhe ishte shkaktarja e këtij aksidenti të tmershëm.

Reyes u përplas me një shtyllë, para se të përfundonte në një kanal anash rrugës, ku makina u shkatërrua nga flakët.

Për fatin e keq, ishte e pamundur që ai të mbijetonte.

Për pasojë humbi jetën edhe nipi i tij, 23-vjeçar, ndërsa një familjar tjetër është në gjendje të rëndë.

Sipas mediave spanjolle, 237 kilometra në orë ka qenë shpejtësia e makinës në momentin që është përplasur, plot 83 km/h më shumë sesa shpejtësia e lejuar në atë rrugë.