JOQ Albania
Home

Maradona fëlliq keq vajzat e tij: Unë po vdisja, ato më kërkonin para
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/06/2019 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Diego Armando Maradona është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij.

Legjenda argjentinase ka folur së fundmi për familjen e tij ku ka nxjerrë zbuluar edhe dy vajzat e tij.

Sipas tij, ato i kërkojnë vazhdimisht para.

Maradona ka zbuluar se kur ishte i shtruar para pak javësh në spital, terapia e vuri atë në gjumë për 4 ditë e 4 netë radhazi, ndërsa vajzat nuk pyesnin fare për gjendjen e tij, por i kërkonin para.

Ai tregoi:

Herën e fundit që i kam parë vajzat e mia, ka qenë kur më kërkonin para. Unë kisha kaq kohë që nuk flija dot, ndërsa ato dëshironin para prej meje. Nuk po them se vajzat po më trajtonin si një bankë, por dua të shpjegoj situatën e jetës sime. Unë isha duke vdekur, ndërsa ata donin para për të blerë apartamente në Majemi”.