JOQ Albania
Home

Forcohen sinjalet spanjolle për Hysajn, ky është klubi ku mund të përfundojë shqiptari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/06/2019 12:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares Shqipëtare, Elseid Hysaj, është pothuajse i larguar nga skuadra e Napolit.

Shqiptari nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, i cili e ka lënë jashtë skuadrës në pjesën më të madhe të ndeshjeve.

Hysaj është aktivizuar shumë pak me Napolin, gjë e cila ka shkaktuar edhe rënien nga forma të lojtarit.

Megjithatë shpresat për të qëndruar në Serie A janë të shumta. Kjo për shkak se Sarri, trajneri që e promovoi te Empoli, pritet të marrë drejtimin e Juventus.

Për këtë arsye, shqiptari po shpreson për një bashkim me ish-trajnerin e tij te bardh e zinjtë.

Nëse Sarri dështon të marrë drejtimin e Juventus, shqiptari mund të transferohet te Atletico Madrid, klub me të cilin tratativat kanë avancuar.

Gjithashtu në mediat italiane është përfolur edhe për një kalim të Hysajt te Interi.

Burimi: MondoNapoli|Përktheu dhe poërshtati: JOQ Albania