JOQ Albania
Home

Kandidati i Këlcyrës: Kam zyrë martesash e kur mashkulli s’është tamam, femra ma thotë mua
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/06/2019 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kandidati për bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka rrëfyer disa sekrete që nuk i kemi ditur e as i kemi imagjinuar për të.

Pas deklaratave që kanë bërë xhiron e rrjetit, këtë herë ai ka pranuar se ka hapur në Këlcyrë një zyrë martesash, ku bashkon njerëzit që nuk gjejnë dot bashkëshort vet.

Ai thotë se këtë e ka punë të përditshme e teksa tregon se si e kryen procesin e njohjes mes femrës dhe mashkullit, Kasaj shton se pagesat që merren për një martesë variojnë sipas kualitetit e shkojnë deri në 2 milionë lekë.

Kandidati për kryebashkiak shprehet se ka në plan që punën e tij ta zgjerojë edhe jashtë Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës.

Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni?

Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit.

Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet?

Hazbi Kasaj: Vjen mashkulli bën kërkesën, por më ka rastisur që ka pasur edhe femra që kanë kërkuar t’iu gjej një bashkëshort. Kur unë i bëj gati i sjell me prindërit ose vëllain, ose motrën dhe i fus në dhomën e rrëfimit. Në dhomën e rrëfimit zbërthehen vetë ata dhe raportojnë janë apo jo dakord. Nëse bien dakord unë kërkoj pagesën.

Ermal Mamaqi: Si i fut në një dhomë?

Hazbi Kasaj: Po, në dhomën e rrëfimit, futen me partneren dhe aty tregojnë aftësitë e tyre. Mashkulli tregon nëse është mashkull, apo është i skopitur. Nëse mashkulli del i papërgatitur, femra më thotë mua që ky nuk bën për mua dhe fillojmë me një tjetër.

Ermal Mamaqi: Femra e provon një herë mashkullin dhe pastaj vendoset. Po sa merrni për një ndërmjetësim?

Hazbi Kasaj: Ne bëjmë edhe falas, po mund të shkojë edhe 500 mijë, 1 milion. Ka pasur raste edhe 2 milionë. Është me kualitete. Ne kemi zyra në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe po mendojmë të shtrihemi edhe jashtë Shqipërisë.