JOQ Albania
Home

“Kush nuk më voton i rëntë kanceri në grykë”/ Hazbi Kasaj “godet” sërish me deklaratën e radhës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/06/2019 0:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hazbi Kasaj shkaktoi goxha “zhurmë” me deklaratën e tij në vitin 2012 kur i mallkoi të gjithë ata që nuk do ta votonin për kryetar bashkie të Këlcyrës.

Aso kohe ai i mallkoi ata që nuk do ta votonin duke u thënë që “t’u binte kanceri në grykë”.

Kështu, i ftuar këtë të shtunë në  “Xing me Ermalin”, Hazbiu tregoi se çfarë kishte ndodhur pas mallkimit të tij.

Ai u shpreh:

Nëse më besojnë dhe më votojnë kryetar bashkie nuk vdesin. Në rast të kundërt sëmundja do të zhvillohet dhe janë drejt eleminimit. Kush nuk më ka votuar kanë vdekur nga kanceri se mallkimi të zë.”

Këto zgjedhje lokale Hazbi Kasaj kandidon sërish dhe nuk ka nguruar të lëshojë mallkimin e radhës.

Kasaj shtoi:

Ata që nuk më votojnë iu thaftë krahu e mendja e mbetshin të ngrirë në jetën e tyre.”