JOQ Albania
Home

“Trullosen” përmetarët, “policia djeg 6 ton hashash”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/05/2019 21:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Përmetit janë tepër të shqetësuar nga ajo që po ndodh në qytetin e tyre.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania, djegien e hashashit në një fushë të hapur.

Sipas denoncuesit po digjet rreth 6 ton hashash. Si pasojë e djegies së hashashit, i gjithë qyteti mban erën e bimës narkotike.

Gjithashtu, qyteti është mbuluar nga një re e madhe tymi.

Qytetari shton më tej se djegia e hashashit ka ndodhur në praninë e forcave të policisë.

Denoncuesi shprehet i shqetësuar, pasi po i bezdis së tepërmi era e shkaktuar nga djegia e hashashit.

Mesazhi për JOQ Albania

Pershendetje si kaluat . Desha te denoncoj dicka te pa hishme qe po ndodh ne qytetin e permetit . Momentalisht po digjet reth 6 ton hashash . Qyteti esht mbuluar na nje re e madhe tymi dhe gjith qyteti mban eren e bimed narkotike. Esht djegurn nën pranin e forcave te policis