JOQ Albania
Home

WhatsApp nuk do të jetë më si më parë, ky është ndryshimi i padëshirueshëm që vjen së shpejti
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/05/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Platforma juaj e preferuar e mesazheve nuk do të jetë më njëlloj.

Prej kohësh qarkullonin thashetheme por tashmë është zyrtare: WhatsApp do të lejojë shfaqjen e reklamave në aplikacion duke nisur nga viti 2020.

Imazhe promocionale do të shfaqen së shpejti në ‘statuset’ që ju shpërndani në platformën e mesazheve me miqtë tuaj.

Pra, do të ndodhë e njëjta e gjë si me “stories” në Instagram. Lajmi u bë i ditur në konferencën e mbajtur nga kompania mëmë, Facebook më herët gjatë këtij muaji.

Lëvizja kontroverse vjen në kundërshtim me premtimin që bëri dikur themeluesi i WhatsApp, Brian Acton, rreth reklamave.

Por, tashmë kompania njoftoi se duhen reklama në mënyrë që të gjenerojë të ardhura. Sipas Facebook, bizneset do të kenë mundësi që të kontaktojnë edhe direkt me konsumatorët.

 Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania