JOQ Albania
Home

“Si një tren që kalon mbi kokat tona”/ Kështu duket lëvizja e 60 satelitëve të dërguar nga njerëzit në hapësirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/05/2019 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa kohësh tashmë SpaceX  ka lëshuar 60 satelitët e parë Starling, në misionin që do të zhvillohet në hapësirë.

Dr. Marco Langbroek ishte ai që i filmoi të 60 satelitët duke lëvizur në qiellin e natës njëri pas tjetrit.

Langbroek u shpreh:

Duket si një tren, që kalon mbi kokat tona nga dy deri tri herë në natë. Nganjëherë satelitët janë shumë afër, por rrallë ndodhë të jenë në këtë vijë dhe kaq shpesh.”

Dritat e vogla që shihni në video janë pjesë e setit të parë prej 60 satelitësh të lëshuar në atmosferën e ulët të Tokës nga Space X.

Në këtë projekt, do të bashkëngjiten në tërësi 1,200 satelitë të njëjtë, projekt ky që pritet të përfundojë deri më 2027.

Kur të jenë bashkuar, satelitët do të shpërndahen në tri pjesë të ndryshme dhe qëllimi i tyre është të përforcojnë rrjetin e internetit në gjithë globin.