JOQ Albania
Home

Masakër mjedisore në Parkun e Krastës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/05/2019 14:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga problemet madhore me të cilat po përballet e gjithë bota sot është ndotja. Në disa vende përfshirë këtu edhe vendin tonë ndotja ka arritur në nivele alarmante.

Një nga faktorët që ka shtuar shumë ndotjen prerja pa kriter e pyjeve. Fenomen ky që në vendin tonë është në nivele alarmante.

Këtij fenomen nuk ka mundur t’i shpëtojë as parku i Krastës në Elbasan. Një qytetar ka nisur disa foto në redaksinë e JOQ Albania, në të cilat dallohet mjaft qartë masakra mjedisore që po bëhet në këtë vend.

Siç dallohet edhe në foto në këtë park po kryhet një masakër mjedisore e vërtetë.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë i bëjnë pemëve në parkun e Krastës, ELBASAN. Pa asnjë lloj kriteri po i presin.’’

Më poshtë po ju sjellim edhe fotot që flasim më tepër se 1000 fjalë për masakrën mjedisore që po ndodh në parkun ku janë bërë fotot.

E si përfundim nuk do të jetë aspak çudi që niveli i ndotjes në vendin tonë të rrit akoma edhe me shumë, sepse pyjet të cilat kudo në botë mbrohen sepse janë mushkëria e një vendi në vendin tonë masakrohen.