JOQ Albania
Home

“Tubin ja kanë qepur në trup si të ishte KAFSHË! Tmerr”, në QSUT nuk ka leukoplast
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/05/2019 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me siguri keni dëgjuar së paku njëherë për spitalet tona dhe trajtimin që i bën stafi mjekësor pacientëve.

Fatkeqësisht historitë pozitive nëpër korridoret e spitaleve në vendin tonë numërohen me gishta përballë atyre negative.

I tillë është edhe rasti që do trajtojmë më poshtë i dërguar për JOQ Albania nga një qytetare.

Mesazhi i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Së pari kerkoj ndjëse për pamjën delikate! Shikoni foton dhë gjykoni vetë. Ky është Shërbimi Skandal e i mjerueshem në QSUT. Sic e shikoni, për të mbajtur drejtimin e tubit kullues i cili është në brendesi të veshkës ja kan qepur sikur të ishtë një “ KAFSHË”
Pa përmendur , faktet e tjera të shumta që përjetohen aty brenda “një TMERR, lemeri e vërtëte” Mjer për të gjithë ata që u bie halli të shkojnë aty! Në foto është babai im, por përtej dhimbjeve të tmerrshme që ka, mjekët i kan shtuar edhe këtë të qepurën pa asnjë sens.
Tubat mund të mbahen me leukuplast apo cerot, jo ta qepin ashtu siç kanë bërë. As në Afrikë nuk bëhet diçka e tillë!”

Pamjet janë vërtet të dhimbshme, si mund të hapet lëkura e njeriut ashtu vetëm për të mbajtur tubin kullues? Mos ndoshta nuk ka leukoplast spitali në QSUT?!