JOQ Albania
Home

Ekspertët: Ja kur do të jetë në dispozicion kura për kancerin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/05/2019 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mposhtja e kancerit mbetet një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë. Por, me avancimin e teknologjive dhe kërkimeve kur mund të bëhet kjo sëmundje deri diku e menaxhueshme?

Sipas ekspertëve, medikamentet e para që do mund të ndalojnë qelizat kanceroze që të bëhen rezistente ndaj trajtimit mund të jenë të disponueshme gjatë dekadës së ardhshme.

Instituti për Hulumtime të Kancerit ka shpallur një fond prej 75 milionë dollarësh për këtë qëllim.

Sipas shefit ekzekutiv të kësaj organizate, Paul Workman, aftësia e kancerit për t’u përshtatur ndaj ilaçeve është sfida më e madhe në trajtimin e sëmundjes.

Parashikohet që medikamentet dhe trajtimet e reja mund ta bëjnë kancerin një sëmundje “të menaxhueshme” në afat të gjatë dhe “më shpesh të shërueshme”.

Workman shtoi më tej se do të duhen 10 vjet për testimet laboratorike dhe studimet klinike para se ilaçet e reja të jenë në dispozicion për pacientët.