Jeta Osh Qef
Home

613 kg kokainë/ Sekuestrohen llogaritë bankare me vlerë marramendëse të grupit të kokainës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/07/2018 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 

Taska Forca Speciale ka bërë të mundur sekuestrimin e llogarive bankare ët personave që janë në kërkim për 613 kg e kokainës së sekuestruar në Durrës.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, sipas burimeve zyrtare janë sekuestruar llogaritë bankare të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja).

Shuma e parave dyshohet se janë sekuestruar nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar.