Jeta Osh Qef
Home

72 pushues përfundojnë në spital, çdo gjë u del prej hundësh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2018 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pushimet janë kthyer në një makth për 72 pushues të një hoteli në Alanja të Turqisë.

Të 72 pushuesit  janë dërguar në spitalet e zonës pasi dyshohet se mund të jenë helmuar nga ushqimi.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA”,  disa prej pushuesve të hotelit janë dërguar në spital pasdreken e së mërkurës pasi patën të vjella dhe gjendje të fikëti.

Ndërkohë që gjatë mbrëmjes së po asaj dite, simptoma të njëjta përjetuan edhe pjesa tjetër e pushuesve në hotel.

Mediat raportojnë për fëmijë që villnin në korridore dhe familjarë të alarmuar që thërrisnin të shqetësuar shërbimet shëndetësore.

Si pasojë e gjendjes së rëndë të pushuesve të cilët sa vjen e shtoheshin, në  dyert e hotelit mbërritën 25 ambulanca. Ndërkohë që kishte edhe nga ata që në pamundësi për të pritur më gjatë shkuan me mjete të tjera në spitalet e zonës.

Një nga pushuesit Hasan Ates i vë fajin higjienës në hotel:

Problemi më i madh ishte pastërtia. Nuk kishte pastrim. Ata që shërbenin në mensë kishin mangësi në pastërti. Nuk ishte higjienike. Nga ushqimet merrja vetëm sallata. Edhe unë kam ndjerë shqetësime 3 ditë më parë. Probleme kishte edhe në përdorimin e pishinës.”