Jeta Osh Qef
Home

Humbi gjithçka në lloto, vret veten burri në Cërrik
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/07/2018 18:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Cërrik.

Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Është mësuar se viktima është Arens Tabaku, baba i dy fëmijëve.

Ai i ka dhënë fund jetës duke u hedhur godinën e ish-uzinës së naftës në Cërrik, ku punonte si roje.

Arsyeja që 44-vjeçari është vetëvrarë mësohet se ka qenë humbja e pasurisë në lloto sporti.

Shkak për këtë është bërë humbja e Belgjikës me Francën, pasi ai kishte humbur të gjitha kursimet e familjes në lloto.

Viktima nën presion psikologjik i ka dhënë fund jetës duke lënë kështu edhe një letër ndjese familjarëve për atë që do kryente.