Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet arsyeja pse tifozët e Kroacisë mbanin veshjen e çuditshme
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2018 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kroacia u kualifikua mbrëmjen e djeshme në finalen e Kupës të Botës pasi mundi 2-1 në kohën shtesë Anglinë.

Mbështetja nuk u ka munguar edhe nga tifozët të cilët krijuan një atmosferë fantastike në stadium.

Disa të veshur me fanellat e kombëtares, disa të tjerë me flamuj dhe në fund vijnë kroatët që vishen me kapela të Uotërpolos.

Por, ata jo më kot vendosin kapela të tila në kokë, pasi festimi i tyre mbart një mesazh interesant.

Në vitin 2016 në kampionatin europian, mbrojtësi kroat, Çorluka nuk arriti të luante përballë Çekisë pasi kishte një dëmtim në kokë e cila kishte gjakderdhje.

Në pjesën e dytë lojtari vendosi një kapele të uotërpolos në kokë me ngjyrat e Kroacisë.

Tifozët, duke parë këtë mënyrë të përdorur nga mbrojtësi e kanë kthyer si simbol të tifozerisë së tyre dhe ajo është bërë hit në internet.