Jeta Osh Qef
Home

U përplas me vazon e luleve, vdes një burrë në Shkodër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2018 16:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshës 54-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Shkodrës ditën e sotme.

Viktima N.B. ka qenë duke udhëtuar me një motorçikletë në momentin që ka humbur kontrollin e mjetit.

Ai është përplasur me një vazo të madhe lulesh e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bahçallëk të Shkodrës.