Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet emri super i veçantë i vajzës së Xhensilës dhe Besit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/07/2018 17:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme.

Xhensila solli në jetë një vajzë në një spital privat në kryeqytet dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Burime për ‘Iconstyle’ kanë zbuluar emrin e veçantë që Xhensila dhe Besi kanë vendosur për vogëlushen e tyre.

Çifti e ka pagëzuar atë me emrin Ajka, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e pjesës më të mirë të diçkaje.

Gjithashtu mësohet se vajza erdhi në jetë rreth orës 11:50 të ditës së sotme dhe ishte një lindje çezariane, e planifikuar më herët.