Jeta Osh Qef
Home

Emergjencë e shëndetit publik, virusi i ri seksual pritet të shkaktojë infertilitet në masë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2018 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV (BASHH) ka paralajmëruar se një infeksion i rrallë i transmetuar seksualisht mund të shkaktojë një "emergjencë të shëndetit publik" brenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht.

Sipas kërkuesve, bakteri Mycoplasma Genitalium (MG) aktualisht ndikon vetëm 1-2 për qind te njerëzit, por BASHH paralajmëron në një grup të ri të udhëzimeve se ky lloj infeksioni mund të bëhet rezistent në 15 vjet nëse testimi dhe trajtimi i duhur nuk arrihet të ofrohet nga shërbimet shëndetësore lokale .

Infeksioni mund të shkaktojë inflamacion të organeve riprodhuese për gratë, gjë që mund të çojnë në infertilitet. Simptomat gjithashtu përfshijnë dhimbje gjatë seksit dhe gjakderdhje post-koitale.

Sa i përket burrave ky infeksion shkakton inflamacion të uretrës dhe mund të çojë në shkarkime ujore nga penisi.

Dr Peter Greenhouse, një konsulent seksual në Bristol dhe anëtar i BASHH tha për BBC:

 Kjo është një tjetër arsye e mirë për të paketuar prezervativët për pushimet verore,  dhe bëni mirë t’i përdorni."

Sa i përket testimit, njerëzit mund të testohen për MG përmes testit të amplifikimit të acidit nukleik (NAAT).