Jeta Osh Qef
Home

Kujdes si qëndroni para të tjerëve, ka një domethënie çdo pozicion
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 12/07/2018 15:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mënyra se si ne qëndrojmë para të tjerëve do të thotë shumë, jo vetëm për personalitetin tonë, por edhe për mënyrën se si ne mund të dukemi.

Kështu, duhet të kemi parasysh se si është karakterizuar secili qëndrim dhe më e rëndësishmja është: Në cilat raste do t’i aplikojmë?

Ndryshe mund të qëndrojmë me shokun, ndryshe me ndonjë familjar, por ndryshe duhet të qëndrojmë dhe në takime zyrtare.

Ndaj, për çdo qëndrim, shikoni më poshtë:

Qëndrimi paralel

Qëndrimi paralel karakterizohet me këmbët të cilat qëndrojnë drejt. Kjo pozitë është tipike për njerëzit të cilët presin ndonjë lloj komande. Imagjinoni ushtarin i cili bisedon me eprorin, nxënësin i cili bisedon me mësuesin. Përkulja përpara apo prapa do të thotë armiqësi apo rezistencë, mirëpo qëndrimi paralel zakonisht e përcakton personin, i cili ndoshta mendohet të bëjë diçka.

Këmbët e hapura

Gjoksi i nxjerrë përpara dhe këmbët të hapura në mënyrë që dheu nën këmbë të duket më i madh duke marrë më shumë hapësirë. Duart mund të jenë të fshehura pas shpine, larg nga shikimi. Këtë pozitë zakonisht e marrin meshkujt dhe kjo është mënyra joverbale që të tregohet superioriteti, por e përdorin njerëzit kur ndiejnë që patjetër duhet të jenë të fuqishëm dhe të sigurt.

Shputat të drejtuara përpara

Ky qëndrim e karakterizon bartja e peshës në njërën këmbë, derisa tjetra është e tërhequr prapa. Pjesa e sipërme e trupit mund të jetë e hapur ose me duar të kryqëzuara, mirëpo përqendrimi në pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht në pjesët e brendshme të kofshëve. Këta njerës janë të sigurt në personalitetin e tyre dhe dinë se sa vlejnë. Mirë shkojnë me njerëzit e tjerë dhe lehtë ndihen në të gjitha situatat.

Këmbët të kryqëzuara

Pesha e trupit nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe mund të zbulojë personin i cili dëshiron të tërheqë vëmendjen nëse është i përkulur përpara ose personin e kujdesshëm nëse është përkulur prapa. Tipike, kur femra qëndron kështu, tregon që ajo nuk shkon askund dhe çdo qasje në drejtim të sajin është e mbyllur.