Jeta Osh Qef
Home

Kishte turp të tregonte, 15-vjeçarja përdhunohet nga mësuesit dhe shokët e klasës për 6 muaj rresht
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/07/2018 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 15-vjeçare në Indi raportohet të jetë përdhunuar vazhdimisht nga 19 persona përfshirë këtu mësuesit dhe shokët  saj të klasës.

Lidhur me ngjarjen, në pranga janë vënë 7 persona ndërkohë që vajza ka denoncuar se është përdhunuar nga tre të rritur dhe 16 të mitur për një periudhë kohore mbi gjashtë muaj.

Si fillim, adoleshentja është përdhunuar nga një grup prej tre deri në katër djem, por më vonë kur të tjerët mësuan për përdhunimin e kërcënuan se do ta përhapnin lajmin dhe më pas e përdhunuan edhe vetë.

Sipas Anuj Kumar, nën-inspektor i stacionit të policisë në shtetin lindor Bihar, viktima paraqiti një ankesë më 16 korrik. Ndërsa policia ka arrestuar drejtorin e shkollës, dy mësues dhe katër djem të vegjël.

Vijay Kumar Verma, zëvendës-inspektori i përgjithshëm në Saran u shpreh:

Ne po hetojmë rastin. Po presim urdhrin e gjykatës për të arrestuar djemtë e tjerë. Të dyshuarit e mohojnë përfshirjen në incident. Ata thonë se janë të pafajshëm dhe nuk kanë bërë asgjë.”