Jeta Osh Qef
Home

Në Tiranë e përzunë si të paaftë, Zlatko Daliç në finalen e Botërorit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2018 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zlatko Daliç sot drejton Kroacinë, ekipin që siguroi mbrëmjen e djeshme finalen e Kupës së Botës duke eliminuar Anglinë, por një dekadë më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar.

Ndoshta as në ëndërr nuk e kishte parë se një ditë do ishte ai trajner i kombëtares së vendit të tij, e për më tepër ta udhëhiqte drejt një synimi madhor: shpalljen kampione bote.

Dalic mori drejtimin e Dinamo Tiranës (2008- 2009), por në shkurt 2009 pas humbjes në derbi me Partizanin e Tiranës, u shkarkua nga puna dhe u cilësua si i paaftë.

E kush më mirë se shqiptarët mund ta vlerësonte sa i aftë ishte ky trajner.

Gjithsesi, fati i tij që u largua dhe nisi rrugëtimin e madh drejt suksesit. Nesër ky zotëri që ne nuk ia ditëm vlerën, mund të jetë kampion i botës.