Jeta Osh Qef
Home

Lajme të mira për të gjithë emigrantët që do të shkelin rregullat e qarkullimit në Shqipëri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2018 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndryshime të reja janë propozuar për kodin rrugor në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë herë propozuesi është deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Ai ka kërkuar që të huajt dhe emigrantët që kryesisht vijnë në Shqipëri me automjetet e tyre, në rast se shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të mos u hiqet patenta, por tu dyfishohet gjoba.

Ndreu është shprehur:

Të mendohen mirë se kanë shpëtuar nga një tre muajsh kalvari që nuk marrin dot patentën në çfarëdo lloj rrethane, në rastin më të mirë shkon tre muaj, ka raste edhe 6 muaj. T’u japim mundësinë që të paguajnë dyfishin e gjobës dhe dyfishi i gjobës për 50 mijë lekë të vjetra nuk është asgjë për shkeljen".

Ndreu argumentoi se marrja e lejes së qarkullimit dhe dalja në Komision ka vonesa dhe burokraci që mund të zgjasin nga 10 ditë deri në disa muaj.

Miratimi i ndryshimeve të kodit rrugor kërkon 84 vota, pra konsensusin e PD-LSI për të cilët deputeti Ndreu tha se është konsultuar me ta dhe ka marrë miratimin e kolegëve opozitar.