Jeta Osh Qef
Home

“Anija që u arratis nga Durrësi bënte kontrabandë, bëhej në hesap të këtij socialisti”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2018 13:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër denoncim është bërë ditën e sotme në lidhje me anijen që u arratis nga porti i Durrësit pak ditë më parë. Këtë herë denoncimi ka shkuar në kutinë e mesazheve të ish-kryeministrit Berisha, i cili tregon se anija që u nis nga porti, bënte kontrabandë cigaresh.

Ndër të tjera, denoncuesi thoshte në mesazhin e tij se anija është nisur nga ky port për llogari të Paulin e Pjerin Ndreut, ndërsa është ndihmuar nga kapiteni i portit të Durrësit.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës:

Anija qe u arratis nga porti i mafies bente kontrabande cigaresh!
Lexoni mesazhin e denoncimit te inspektorit dixhital.
Kapiteni digjital denoncon! sb
“ E verteta vonon por nuk harron . Anija eshte arratisur nga porti u durrsit pasi per llogari te Paulin dhe Pjerin Ndreut eshte shkarkuar ter naten tonelata me cigare kontrabande . Prezent ter naten ne port ka qene Tauland Allka ushtari me diplome fallco i Pavlin plehut . Der ne te gdhire ka ndodhur shkarkimi dhe pasi filloi te zbardhej ju dha urdher per tu arratisut nga porti i durrsit . Te dali Pavlin plehu dhe te flasi publikisht per kete ngjarje dhe te tregoj sa gjak arberor ka . te tregoj Pavlin plehu pse mban ne pune Tauland Allken me diplome masteri fallco , ky eshte info e sakte cndodh ne drejtori detare sepse une jam inspektor aty ai ne mes eshte Tauland Allka kapiteni i portit te durrsit . Ndersa ai ne djathte eshte hajduti tjeter qe vjedh ne emer te Pavlin plehut quhet Tomor Harizi shef i zyres se kontrollit te anijeve me famur te huaj . Te dy keta kan kryer ter naten operacionin e shkarkimit te tonelatave cigare kontrabande”