Jeta Osh Qef
Home

Çfarë fshihet pas shkëlqimit madhështor të Lungomares në Vlorë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/07/2018 12:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, ka denoncuar ditën e sotme një pamje të shëmtuar pak metra larg Lungomares së famshme në Vlorë.

Përtej shkëlqimit që shikojmë të gjithë në fasadën e këtij qyteti bregdetar që tashmë më shumë se kurrë është në qendër të vëmendjes së pushuesve, fshihet një realitet i hidhur.

Siç shkruan Çelaj, në rrugën "Shyqyri Alimerko", 100 metra larg Lungomares, ndodhet ky kanal i ujërave të zeza. Askush nuk mundohet ta pastrojë apo të paktën, ta mbyllë atë, edhe pse tashmë është kthyer në një rrezik permanent për fëmijët.

Çelaj shton se në të, rreth një javë më parë, një fëmijë kishte rënë, për të mos përmendur pastaj aromën e keqe që ndihet kudo.

Denoncimi i plotë i ish-deputetit të Vlorës:

Vlorë, qyteti më bukur në Shqipëri!
Këto pamje janë marrë vetëm 100metra distancë nga “Lungomare “ që është krenaria e investimeve 5 vjeçare të Rilindjes . I theksova 5 vitet për të marrë përgjegjesitë e mia për 4 vitet në koalicion se vertet u ndertua lungomarja, nje kinema verore, qe nuk ofron asnjë aktivitet , u bene rruge dytesore megjithse jashte cdo standarti persa u perket shtrimit me bitum…
Por realiteti në fakt nuk është ajo fasada që kemi përgatitur për turistët, realiteti janë këto pamje në rrugën Shyqyri Alimerko , vetëm 100 m larg Lungomares …, shikojeni këtë shëmti, kanalin e ujerave te zeza me pllakat e betonit të dëmtuara si dhëmbët e krimbur të një pijaneci mejhanesh !
Dikur një strehë e sigurtë për kaçakun gjysëm të çmendur Zaharia (vlonjatët e mbajnë mend mirë), i cili I shpëtonte përndjekjes së policisë fal këtij kanali të pisët që tashmë është kthyer në rrezik permanent për fëmijët e lagjes në fjalë dhe të gjitha lagjeve të tjera që përshkon.
Një fëmijë kishte rënë javën e kaluar!
Shpesh herë banorë tmerrohen prej zvarranikve që dalin nga barishtet e dendura në brendësi të kanalit i cili në vend të ishte I mbyllur dhe të kishte përsipër një kënd lojrash, është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për sigurinë e fëmijve dhe të rriturve!
Ps
Këtu nuk përmenda kudërbimin e aromës së padurueshme të fekaleve që rilindja na ka garantuar se nuk do ti shkarkojë më në det!"