Jeta Osh Qef
Home

E arrestuan gabimisht, kush është shqiptari që fitoi 150 mijë euro dëmshpërblim?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/07/2018 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 46-vjeçar shqiptar është bërë personazh në mediat italiane pas historisë së tij të dëmshpërblimit nga policia.

Arjan Llanaj u arrestua rreth dy vite më parë së bashku me katër shqiptarë të tjerë pasi akuzohej për transport kanabisi.

Në fakt shqiptari po transportonte me kamion një bllok mermeri rreth 2.85 metra të lartë.

Ai nuk e kishte idenë se çfarë gjendej brenda saj dhe këtë arriti t’ia provonte drejtësisë italiane e madje të fitonte prej saj 150 mijë euro.

Llanaj kaloi 21 muaj në burg por ishte dënuar me 8 vite burg dhe me një gjobë prej 120 mijë eurosh. Mirëpo ai tregoi në gjykatë se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë mbante blloku që po transportonte. Ai tha se ngarkesën i kishin thënë ta bënte për në Genova por më pas i thanë ta ndërronte për në Romë. 46-vjeçari tregoi se mori një telefonatë në rrugë e sipër ku e udhëzonin se duhet ta shkarkonte ngarkesën në Ferentino.

Në telefonatat e zbardhura mes shoferit dhe atij që e udhëzonte rezultoi se organizatorët e cilësonin shqiptarin si "ai i herës tjetër" dhe jo si " miku ynë".

Pas kësaj makthi ka marrë fund për shqiptarin dhe ai u lirua, madje është rikthyer në Shqipëri ku ka filluar punën si shofer.

Foto ilustruese