Jeta Osh Qef
Home

“Kujdes nga mashtrimet me vizat”, ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/07/2018 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ëndrra amerikane vazhdon të mbetet e tillë për shumë shqiptarë të cilët janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha vetëm të kaojnë përtej oqeaneve.

Mirëpo duke pasur këtë dëshirë ata mund të mashtrohen për mënyrën e marrjes së vizave.

Për këtë arsye Ambasada amerikane ka këshilluar sot gjithë të interesuarit për viza që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga mashtrimet në internet.

Përmes një njoftimi në faqen e Facebook, ambasada shkruan:

Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! 👉"